Lajmet e fundit

Një person ka vdekur dhe 375 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.689 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, prej të cilëve 19 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 326,461, ndërsa i të vdekurve është 3,578.