Një person ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndërsa janë shënuar 14 raste të reja pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 93 persona, transmeton KlanKosova.tv.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 240 raste të vdekjes dhe numri i përgjithshëm i të shënuarve deri me sot është gjithsej 101 mijë e 467 pacientë, kurse vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 551 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.