Mbrëmë është përhapur me shpejtësi zjarri në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake.
Në përhapjen e flakëve ka ndikuar edhe era e fortë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi që të ndërhyjnë pranë vatrës, për shkak të terrenit.
Dyshohet se një cope gur ka lënduar pasagjerin e një makine që shkonte në drejtim të Shëngjinit.
I riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa po hetohet ngjarja./A2Cnn
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.