Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në rrugën e Varoshit, ku i lënduar ka mbetur një person.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt dhe me pas është liruar në shtëpi.
“Sonte, rreth orës 19:30, në rrugën e Varoshit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt dhe pas trajtimit është liruar në shtëpi”, thuhet në konfirmim.
https://klankosova.tv/aksident-ne-varosh-te-ferizajt-policia-ne-vendngjarje/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.