Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Llapushnik, në rrugën nacionale Pejë - Prishtinë.
Për Klankosova.tv, Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.
"Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore", ka thënë Krasniqi.
Tutje, ai ka shtuar se policia është marrë me procedurat e rastit. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.