16.12.2022 · përditësuar para 1316 dite1 min lexim
Një ish-polic nga komuniteti serb, i cili është i dyshuar për krime lufte në Kosovë, është arrestuar të enjten në veri të Mitrovicës.
Personi në fjalë ka qenë pjesëtarë i Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti dhe tani është në pritje të përgjigjes.
“Bazuar në shkresat e lëndës, deklaratave të dëshmitarëve, informacioneve në rrugët operative, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar serb nën dyshimin për përfshirje në rastin në fjalë. I njëjti me vendim të prokurorit special është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.