Lajmet e fundit

Seksi i rregullt është i mirë për ju.
Seksi është i mirë për sistemin kardiovaskular dhe kontakti me lëkurën e dikujt tjetër, e liron tek ju oksitinën – hormonin që iu bën të lumtur.
Plus, kush nuk e shijon një orgazëm?
Për t’i përjetuar këto ndjenja të mira është e vështirë, sidomos kur ju dhe partneri punoni dhe keni shumë obligime.
Sipas një studimi të publikuar në Social Psychological and Personality Science, çiftet nuk duhet të kenë pritshmëri të mëdha sa i përket seksit.
Shkencëtarët e Universitetit të Torontos thonë se një herë në javë është mjaftueshëm seks për ta mbajtur veten të lumtur dhe po ashtu një lidhje të shëndoshë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.