Lajmet e fundit

“Sot u zgjova herët në mëngjes dhe nisa të lexoj ‘Prindër të varfër’ të Balzakut, të cilin e morëm dje në bibliotekë. Me turp të madh më duhet të pohoj s’kam lexuar asnjë libër të Balzakut dhe nuk e njoh letërsinë franceze. Ndaj tani, në orët e lira që më mbeten, dua t’i vihem zbulimit të shkrimtarëve të mëdhenj. Fedia ka qenë udhërrëfyesi.
Ai do të dijë të më zgjedhë librat e mirë që duhet të lexoj, në mënyrë që të mos harxhoj kohën në lexime pa interes”. Ky është mëngjesi i së enjtes më 5 shtator 1867 i Ana Grigorievnës, vajzës së re që kishte befasuar të gjithë me zgjedhjen e saj, duke vënë kurorë me një burrë më të madh në moshë, shkrimtarin e njohur rus Dostojevski.
Ajo do ta ndiente që kur hyri për herë të parë në studion e tij se marrëdhënia e tyre nuk do të ishte asnjëherë vetëm pune. Përtej fjalëve normale të takimit të parë, ajo e ndjeu se ai fshehu fjalë të tjera që do t’ia thoshte më vonë, teksa ajo hidhte mbi makinën e shkrimit fjalitë e tij.
Janë të njohura historitë e dashurive mes shkrimtarëve dhe stenografëve të tyre, por në këtë galeri historish, ajo e Anës është ndoshta më e njohura, dhe kjo sepse ajo vendosi ta bënte të paharrueshme këtë lidhje, duke hedhur në një fletore të thjeshtë gjithë ditët e saj përkrah Fedias (ashtu e quante ajo Dostojevskin).
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.