Lajmet e fundit

Një grua në Viti ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj.
Tutje, ka raportuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari, përcjell Klankosova.tv.
"Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.