Lajmet e fundit

Linda Doktar nga Australia është martuar me veten në një ceremoni private në plazh, ku të pranishëm ishin tre miq të saj të afërt.
Ajo njihet si trajnere e “jetesës”, dhe ka vendosur që ta kryejë këtë ceremoni pas një ndarjeje që i kishte shkaktuar shumë dhimbje.
“Sapo u martova! Me veten!”, ka shkruar Doktar në një postim në Instagram pas ceremonisë, që ishte mbajtur në Ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar.
“Dje përjetova ritualin më të fuqishëm që njeh njerëzimi të vetë-dashurisë dhe vetë-martesës - të premtoj që ta dua, nderoj dhe respektoj shpirtin tim sot, nesër dhe gjithmonë”, ka vijuar ajo.
https://www.instagram.com/p/BQgdnUJlG1_/?utm_source=ig_embed