Një grua është shoqëruar në stacionin policor në Leposaviq, pasie njëjta dyshohet se ka sulmuar verbalisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas policisë, e dyshuara është liruara dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
"Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar verbalisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.