Lajmet e fundit

Shumë të zënë për të veshur atletet, kostumin sportiv dhe për të vrapuar për 60 minuta në pistën e vrapit?!
Ky është problemi i shumë personave, por qetësohuni, mbushni një gotë verë, uluni në këndin tuaj të preferuar në shtëpi dhe kushtojini një orë kohë vetes suaj. Ky është përfitimi i njëjtë me një orë ushtime.
Ju duket e pabesueshme, apo jo?! Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë!!
Hulumtuesit në Universitetin e Albertas në Kanada kanë gjetur se resveratroli, një përbërës kyç në verën e kuqe, kur është testuar në një laborator, gjeneroi performanca fizike, forcë të muskujve dhe funksionin e zemrës si në një seancë në palestër.
"Ne ishim të ngazëllyer kur pamë se resveratrol tregoi rezultate të ngjashme me stërvitjen dhe ushtrimet për rreth 60 minuta" tha studiuesi Jason Dyck në një artikull në Science News, shkruan Living.al.