Lajmet e fundit

Të pini ujë të ngrohtë në mëngjes është shprehia më e shëndetshme që mund të keni.
Më poshtë janë disa prej arsyeve që ndoshta nuk i keni ditur se pse duhet të konsumoni ujë të ngrohtë në stomak të zbrazët, sapo të zgjoheni, transmeton Klan Kosova.
Ndihmon për dhimbjet
Pirja e ujit të ngrohtë ka përfitime të shumta shëndetësore. Lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga cikli menstrual, relakson muskujt e barkut dhe është fantastik për të gjitha llojet e ngërçeve sepse përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër kapilarë.
Rregullon peshën trupore
Uji i ngrohtë ka aftësinë për të rritur temperaturën e trupit dhe për të përmirësuar metabolizmin e në këtë mënyrë trupi ynë djeg më shumë kalori. Për më tepër, vetëm një gotë ujë i ngrohtë në mëngjes do të përmirësojë funksionin e veshkave.
Ngadalëson procesin e plakjes
Toksinat e grumbulluara në trup e përshpejtojnë procesin e plakjes. Uji i ngrohtë është në gjendje të eliminojë toksinat nga organizmi duke ngadalësuar procesin e plakjes duke rritur kështu elasticitetin e lëkurës.
Përmirëson tretjen
Mungesa e ujit çon në dhimbje dhe fryrje. Një gotë me ujë të ngrohtë në stomak të zbrazët do të stimulojë punën e zorrëve dhe përmirëson funksionin e trupit.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Vetëm një gotë me ujë të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut.