Studiuesit janë shprehur se konsumimi i një gote alkool në ditë rrit riskun e kancerit të gjirit.
Kjo është hera e parë që një studim ka arritur në këtë përfundim.
Anne McTiernan, një eksperte në këtë fushë dhe autorja udhëheqëse e studimit ka shpjeguar rëndësinë e këtij zbulimi, duke marrë parasysh përhapjen e madhe që ka marrë ky lloj kanceri midis femrave.
Edhe një herë tjetër, ky studim tregon rëndësinë e të pasurit një stil jetese të shëndetshme, duke eliminuar edhe duhanin e alkoolin, të cilat ndikojnë edhe në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve, si tek femrat, po ashtu, edhe tek meshkujt.
Grupi i studiuesve ka analizuar gjithashtu të dhënat e 100 studimeve të kryera, duke përfshirë 260.000 raste me kancer të gjirit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.