Lajmet e fundit

Një gjykatës federal ka ndaluar përkohësisht planin e presidentit Donald Trump për të ofruar një paketë dorëheqjeje për punonjësit federalë.
Shtëpia e Bardhë kishte thënë se dhjetëra mijëra punonjës të qeverisë amerikane kishin pranuar ofertën për të dhënë dorëheqjen në këmbim të pagesës deri më 30 shtator - megjithëse punëtorët shprehën konfuzion rreth kushteve të marrëveshjes.
Gjykatësi federal George O'Toole Jr tha se plani do të ndërpritet deri në një seancë dëgjimore të hënën, kur ai mund të dëgjojë meritat e një padie të ngritur nga sindikatat federale të punonjësve që vunë në dyshim ligjshmërinë e planit, sipas CBS News.
Urdhri erdhi disa orë përpara afatit të së enjtes për punonjësit federalë për të pranuar marrëveshjen, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.