Lajmet e fundit

Laura Bispuri, regjisorja italiane e filmit “Burrnesha”, vjen në Tiranë për premierën e filmit të suksesshëm ndërkombëtarisht që në qendër ka një histori shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Top Show” ajo tregoi sekretin e suksesit. Një film për të është i tillë nëse i trondit botën e brendshme.
Është filmi juaj i parë me metrazh të gjatë. Është gjykuar nga kritika si “Film Fizik”. Pse zgjodhët një histori shqiptare për të kaluar në një nivel tjetër profesional?
U pasionova menjëherë pasi lexova librin e Elvira Dones. Pika e fillimit të kësaj aventure që zgjati shumë kohë, lindi pikërisht me leximin e këtij libri. Më pëlqen shumë përkufizimi “Film Fizik” që i është bërë filmit “Burrnesha”, sepse ka të bëjë me zgjedhjen e gjuhës kinematografike. Edhe në film trajtohet mbi të gjitha tema e “fizikes”, tema e “trupit”. Zgjodha këtë histori shqiptare sepse historia e virgjëreshave të përbetuara i përket vetëm Shqipërisë ose le të themi maleve të Shqipërisë ose atyre afër Shqipërisë. Dhe menjëherë u dashurova me këtë histori, me këtë personazh. Ndjeva së brendshmi që në këtë histori, në një vend kaq të përqendruar, kaq të vogël, brenda saj kishte elemente universale, bashkëkohore. Pasi ndjeva gjithë këtë, vendosa të studioja Shqipërinë, u përpoqa të hyja në këtë kulturë për të cilën dija pak, por që më pasionoi rrëmbyeshëm. Kështu që studiova materiale dhe e jetova mbi të gjitha si përvojë direkte.
Gjatë aventurës drejt filmit, a je këshilluar me autoren e librit?
Me Elvirën kemi qenë në një kontakt të vazhdueshëm qysh prej fillimit dhe gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë, kam pasur bashkëbisedim të shpeshtë me të.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/29/nje-film-me-pelqen-kur-me-zhvendos-se-brendshmi/