Shifrat e publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se numri i aborteve u rrit në të gjitha grup moshat.
Rreth 25.2 përqind e shtatzënive përfunduan me abort në vitin 2019, nga 24 përqind një vit më parë.
Të dhënat tregojnë për një prirje të grave të moshuara që zgjedhin abortet, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv
Për gratë në të 30 -at e tyre, numri i aborteve është rritur me një të tretën në dhjetë vitet e fundit, ndërkaq të dhënat thonë se një e pesta e shtatzënive janë ndërprerë te gratë e moshës 35-39 vjeç.
Por në gratë mbi 40 vjeç që ishin të pamartuara, 37 përqind e shtatzënive u ndërprenë, krahasuar me 25 përqind që abortuan midis grave shtatzëna dhe të martuara.
Ka një numër arsyesh që një grua mund të dëshirojë të abortojë, ato mund të jenë për shkak të pasigurisë shëndetësore, financiare apo karrierës.
"Këto përfshijnë paqëndrueshmërinë financiare, dëshirën për të përparuar në punë dhe koston gjithnjë në rritje për rritjen e një fëmije", ka thënë Clare Murphy, nga Shërbimi Këshillimor Britanik i Shtatzënisë.
Të dhëna të mëtejshme zbuluan se 18 mijë foshnja më pak, u konceptuan në vitin 2019 në krahasim me një vit më parë, rënie kjo më e madhja në një dekadë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.