Edhe pas 70 vjetësh, Sophia Loren mbretëron ende si një diva, sipas New York Times, që e ka përfshirë aktoren italiane 86 vjeçare në mesin e 20 yjeve më të mirë të vitit 2020, për interpretimin e Madame Rosa-s në filmin “Jeta para vetes”, me regji të djalit të saj Carlo Ponti.
''Sophia Loren, një yll filmash që kur ishte adoleshente, ka ende gjithçka që e ka bërë atë prej kaq shumë vite mbretëreshë ikonë të kinemasë italiane'', thekson e përditshmja amerikane, përcjellë Klan Kosova.

Sipas NYT, ajo është madhështore si kurrë më parë, por gjithashtu popullore në thelb, një perëndeshë e ekranit, domeni i së cilës ka qenë gjithmonë bota e njerëzve të thjeshtë.
Loren nuk është ndër përfaqësuesit e vetëm të kinemasë italiane, që ka hyrë në 20 vendet e para, Luca Marinelli është gjithashtu në listë me “Martin Eden” të Pietro Marcello-s.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.