Lajmet e fundit

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon.com, u bë të enjten njeriu më i pasur në botë me një pasuri prej 90.6 miliardë në emrin e tij.
Por si është një ditë e zakonshme në jetën e tij?
Ai e fillon ditën me një kafjall të shëndetshëm me gruan e tij, shkrimtaren MacKenzie Bezos.

Për të kaluar kohë cilësore me gruan dhe pesë fëmijët e tij, ai kurrë nuk i cakton takimet herët në mëngjes.
Bezos nuk njihet për mbledhje të shpeshta në përgjithësi. Ai thoi se është takuar me investuesit në Amazon për vetëm gjastë orë në vit.

Sa herë që organizon një takim, Bezos zbaton rregullin e “dy picave”. Ai kurrë nuk organizon një takim ku dy pica nuk mund ta ushqejnë një grup.
Bezos thuhet të ketë qenë një shef eksploziv, por ka thashetheme që ai ka punësuar një trajner ekzekutiv që e ndihmon ta ulë tonin.
Ai është mjaft dorështrenguar në Amazon, dhe nuk i shpërblen punëtoret me ushqim gratis apo masazhe.
Ai e pëlqen një ritual pasi që ha bukë. Që t’i lajë enët. “Jam i bindur se është gjëja më seksi që di të bëj”, kishte thënë Bezos për Blodget.
Bezos sigurohet të pushojë mjaftueshëm – ai fle tetë orë çdo natë.