Lajmet e fundit

Intervistë me drejtorin e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe ambasador jo rezident i izraelit në Maqedoni, Dan Oryan.
Dan Oryan, drejtori i Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe ambasador jo rezident i Izraelit në Maqedoni, është një diplomat “plot ngjyra”, që nuk e takon çdo ditë. Një atlet i mrekullueshëm, i cili pëlqen të shkruajë libra për fëmijë, përpiqet shumë të vendosë marrëdhënie sa më të mira me fqinjët. Dhe kjo mund të arrihet edhe me anë të librave për fëmijë.
Mbi të gjitha, 50-vjeçari ka një lidhje të veçantë sidomos me Shqipërinë dhe sa herë ka të ftuar nga Shqipëria, ai ka ndjenjën se po flet me një partner të vërtetë. “Secili prej personaliteteve nga Shqipëria që kam takuar janë kaq interesante për të biseduar dhe ndjenja që të krijohet është se ne kemi një partner dhe nuk është e lehtë të gjesh një të tillë.
Me z. Meta dhe z. Bushati, ne kemi diskutuar çështje të kohës dhe kemi shumë mirëkuptim dhe në shumë aspekte, jemi në të njëjtën linjë”, thotë Oryan në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqip”. Sipas tij, Shqipëria dhe Izraeli ndajnë pak a shumë të njëjtët partnerë ndërkombëtarë dhe shumë nga mendimet ndaj çështjeve në Ballkan.
Oryan konfirmon se në dhjetor, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të vizitojë Izraelin dhe se kurioziteti i tij është i madh, sepse “z. Rama duket një person tepër interesant”. Gjithashtu, Oryan thotë se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga dëshira e izraelitëve për t’ia dalë mbanë si një nga formulat bazë për të pasur startup-e të suksesshme.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/23/nje-diplomat-qe-shkruan-letersi-per-femije/