Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se i është dëmtuar vetura nga një plumb qorr.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar një predhë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është ende nën hetime, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një plumb qorr i është dëmtuar vetura e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar një predhë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.