Një burrë ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij nga dy persona të panjohur të maskuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si dhe vërehen vrimat nga plumbat. Ankuesi ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në fshatin Ranillukë të Gjilanit, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.