Një burrë dyshohet se është rrahur nga disa persona në Preoc të Graçanicë. Sipas tij ata kanë poseduar edhe armë zjarri.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK, përcjell Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është rrahur nga disa persona ku njëri nga ta është i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas viktimës disa nga të dyshuarit kanë poseduar edhe armë zjarri”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.