Një burrë dyshohet se ka shtënë me armë ndaj një shtëpie në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje me pronarin e kësaj shtëpie.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit në vendbanimin e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, dy karikatorë dhe 200 fishekë, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës por pa pasoja në njerëz. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar : një pistoletë, një gëzhojë dy karikatorë dhe katër pako me nga 50 copë fishekë (200 fishekë). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.