Një pronar shtëpie në Illinois, i cili goditi me thikë për vdekje një djalë gjashtëvjeçar palestinezo-amerikan dhe plagosi rëndë nënën e tij, është dënuar me 53 vjet burgim.
Joseph Czuba, 73 vjeç, u dënua për vrasje dhe krime urrejtjeje për vdekjen e Wadee Alfayoumi dhe plagosjen e nënës së tij në vitin 2023, pak pas fillimit të luftës Izrael-Gaza.
Familja kishte qenë qiramarrës në shtëpinë e Czuba-s në Plainfield, afërsisht 40 milje larg Çikagos. Prokurorët thanë se ai i kishte shënjestruar ata për shkak të besimit të tyre mysliman, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Czuba ishte deklaruar i pafajshëm, por juria e dënoi atë pasi u këshillua për më pak se 90 minuta.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.