Në një intervistë për Prive Klan Kosova, këngëtari i njohur Majk ka dhënë detajet ekskluzive nga albumi i tij i sapo publikuar me ermin “Qielli o kufi”.
“'Qielli o kufi', më së pari domethënë që nuk ka kufi, domethënë ma së larti, sa më lart më mbërri, qashtu ia kom lënë emrin albumin. Bazohet në një këngë që ë ka emrin e njëjtë", tha në fillim Majk.
Ai poashtu bëri të ditur se pjesa e parë e albumit ka shtatë kënge, ndërsa pjesa e dytë 9-10 këngë, ndërsa bëri të ditur se pjesa e dytë pritet të publikohet në muajin shtator.
I pyetur se për kë dedikohet albumi, Majk tha shkurt: "Për dashninë".
Për më shumë nga intervista, ndiqeni videon më poshtë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.