Një 64 vjeçare ka ndërruar jetë pasiqë është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në Ferizaj.
Sipas policisë, deri aksidenti erdhi shkaku i pakujdesisë së ngasësit 20 vjeçar.
"Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç),nga pakujdesia, me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me ç’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore",
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërsa ngasësi automjetit është ndaluar për 48 orë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.