Lajmet e fundit

Një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete në hollin e një hoteli në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 06:00, në sheshin "Zahir Pajaziti".
Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se rasti po cilësohet si "Vdekje e dyshimtë".
"Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion", tha Ahmeti./Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS