Lajmet e fundit

Profesori Steve Turner, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin e Aberdeen, tha se ‘’ajo që ishte unike për rishikimin tonë të literaturës është që ne shikojmë foshnjat e palindura për të parë nëse ekspozimet e nënave ndaj këtyre faktorëve prekin zhvillimin e fetusit’’.
"Ne kemi përdorur literaturë mjekësore që daton 13 vjet, kur u botuan së pari studimet e para që lidhnin ekspozimin ndaj matjeve të fetusit’’.
Ka pasur gjithsej shtatë studime ku ndotja e ajrit u mat dhe lidhej me madhësinë e fetusit në disa vende në Europë, Australi dhe SHBA.
Në të gjitha studimet, dëshmia ishte e qartë se në tremujorin e tretë, i cili fillon në 28 javë, ekspozimi ndaj dioksidit të azotit uli rritjen e fetusit.
Dioksidi i azotit, i njohur gjithashtu si NO2, gjenerohet kryesisht nga trafiku i automjeteve, i lëshuar kur karburantet, siç është benzina, apo djegjet.
Por ajo gjithashtu mund të gjendet në shtëpi nga tymi i cigareve, kaldaja për ngrohje qendrore, ose butan dhe ngrohje vajguri dhe soba, njofton Klan Kosova.