Lajmet e fundit
Holandezi mendon se ka një mënyrë të vetme për ta ndalur treshen më të mirë sulmuese të sezonit që lam pas.

Ish sulmuesi i Real Madrid, Ruud Van Nistelrooy i ka ofruar disa këshilla Juventusit se si të ndalet treshja fantastike sulmuese e Barcelonës, në finalen e Berlinit.
Ekipi i Luis Enrique ësthë favorit në këtë ndeshje, kryesisht shkaku i MSN(Messi, Neymar, Suarez), që kanë thyer të gjitha rekordet e golave këtë sezon.
Por, Van Nistelerooy mendon se ka një mënyrë për t’i ndalur.
“Unë e kam gjetur sekretin se si të ndalen, që mendoj se është informacion shumë me vlerë për kundërshtarët”.
“E vetmja mënyrë për t’i ndalur Messin, Suarezin dhe Neymarin është nëse duke i bllokuar tetë të tjerët. Duhet të ndalohen pasimet që shkojnë në drejtim të tyre”.
“Kur MSN është duke funksionuar, Barcelona ka sulmin më të mirë në botë”.
Van Nistelrooy pati një karrierë të ndritur duke shënuar gati 400 gola për klube(Manchester United, Real Madrid, PSV) dhe kombëtaren holandeze.