Lajmet e fundit

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor për t'u bërë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Rrethimin politik, siç e quajti vet kreu i partisë, s'mundën ta shkelin dhe morën vetëm 1.71 për qind të votave, transmeton Klankosova.tv
As në Malishevë, komunë kjo që konsiderohej bastion i këtij subjekti politik, nuk dolën të parët. Atje morën 31,22% apo 8,237 vota.