Kanë nisur xhirimet e filmit “Njeri i dosjeve” me regji të Ismet Sijarina.
Ngjarja na kthen në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.
Më poshtë është përshkrimi i shkurtër i filmit:
FADILI (38) një arkivist në ndërmarrjen shtetëror, i gjendur në një situatë të vështirë, duhet të zgjedh ndërmjet dy opsioneve, që të dyja të gabuara: vendimi për të qenë patriot apo baba i përgjegjshëm.
Pas shumë dilemave, Fadili zgjedh opsionin e dytë-vendos që të qëndrojë në punë, duke pranuar kështu masat e dhunshme të instaluar nga pushteti serb në Kosovën në fillimin e viteve të 90-ta, njofton Klan Kosova.
Në këtë mënyrë, ai jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, duron presionin nga gjithë palët dhe ballafaqohet me imazhin e keq për arsyen e vetme që ta ruajë mirëqenien për familjen e tij.
Në rolet kryesore luajnë:
Emir Hadzihafizbeovic (Bosne), Gordana Boban (Bosne), Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu, Lum Veseli, Adriana Matoshi, Bislim Muqaj, Irena Cahani, May Linda Kosumovic, Aurita Agushi, Kushtrim Sheremeti, Blerim Krasniqi, Alketa Sylaj, Dukagjin Podrimaj etj.
Filmi është co-produksion në mes të kompanisë "Thumbs Up" dhe "Buka" nga Kosova dhe "Alba Sky" nga Shqiperia.