Kanë filluar xhirimet e filmit me metrazh të gjatë artistik “DUA” me skenar dhe regji nga Blerta Basholli.
Producentë të filmit janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Francë).
Xhirimet kanë filluar më 4 tetor dhe pritet të përfundojnë më 19 nëntor, me gjithsej 35 ditë xhirimi.
Filmi është një dramë “coming of age” e vendosur në Kosovën e viteve 1990, e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, që përmes historisë së një adoleshenteje introverte trajton kërkimin për identitet në një periudhë të ndërlikuar politike.
Në rolet kryesore janë: Pinea Sylejmani, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Vlera Bilalli, Fiona Abdullahu./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.