Lajmet e fundit

Këtë vit, sipas tyre kanë bërë një hap edhe më të madh pasi në teatrin vjenez sjellin polifoninë shqiptare si kulturë jo materiale me vlera universale e mbrojtur nga UNESCO, përmes Ansamblit Polifonik Saz’iso për të cilët kjo shfaqje është premierë në Austri.
Kryefjala e Javëve të Kulturës 2018 rëndit muzikën origjinale Gheg Rock shqiptare përmes grupit Jericho; shfaqjen teatrale të artistes së merituar Rita Gjeka; bashkohen në performancë virtuozët si violinisti Shkëlzen Doli, sopranoja Flaka Goranci, dirigjenti Michael Maciaszczyk dhe Orkestra Austriake e Dhomës për të sjellë tingujt e muzikës shqiptare; dhe më e këndshmja muzikantët shqiptar si Rina Kaçinari, Adnan Dragaj (Humus), Orges Toce, Agim Llapashtica, Alfred Bushi, Gramos Goranci e Kori i Grave ‘Lyra’ që të gjithë që veprojnë në Austri, bashkohen në një mbrëmje unike që shënon hapjen e Javëve të Kulturës.
Kultura shqiptare ofron krijimtari unike e tejet të begatshme për publikun e huaj i cili poashtu tregohet gjithnjë shumë i interesuar të mësojë e ta njohë nga afër dhe akoma më shumë kulturën tonë, njofton Klan Kosova.
