Lajmet e fundit
Mbrojtësi shqiptar Elsied Hysja mund të transferohet në Lazio në merkaton e verës, njoftojnë sot mediat në Itali.

Anëtari i kombëtares shqiptare ka pasur formë të mirë gjatë gjithë edicionit me Empolin, dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha italiane të interesohen për të.
Sipas raportimeve të mediave në Itali, kontaktet në mes Hysajt dhe shqiptarit te Lazios, Igli Tare, i cili është Drejtor Sportiv i Lazios, kanë filluar ditë më parë dhe shumë shpejtë mund të arrihet marrëveshja që Hysaj sezonin tjetër të luaj se bashku më Canën, Berishën e Strakoshën.