Ministria e Shëndetësisë i ka shpërndarë sot ekipet mobile edhe pranë institucioneve fetare kudo në vend.
Kjo me qëllimin e vetëm për të rritur numrin e të vaksinuarve dhe për të qenë pranë atyre grupeve të cilët ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë për ndonjë arsye.
Në kryeqytet ky proces u zhvillua tek Xhamia e Madhe në kohën kur besimtarët myslimanë bëjnë faljen e namazit të xhumasë.
Megjithëkëtë, interesimi ishte relativisht i ulët, dhe pak veta të cilët u imunizuan, këtë mundësi e shfrytëzuan për marrjen e dozës së dytë.
Nga krye imami i Këshillit të Bashkësisë Islame, Burhan Hashani, u tha se ky mesazh dhe kjo lutje për qytetarët është bërë në çdo xhami.
Ky aktivitet ditëve në vijim pritet që të shtrihet edhe nëpër shkolla, në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" dhe kudo në zonat e frekuentuara.
https://www.youtube.com/watch?v=yKWBCItEJwk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.