Lajmet e fundit

Vendime për vonimin e fillimit të mësimit kanë marrë komunat e Malishevës, Drenasit dhe Fushë Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Në Malishevë, Komuna ks njoftuar se mësimi do të rifillojë më 14 janar 2026, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet dhe përmbytjet, të cilat kanë dëmtuar rrugët dhe kanë vështirësuar qarkullimin. https://klankosova.tv/mesimi-ne-shkollat-e-malisheves-shtyhet-per-dy-d1ite/Edhe në Drenas, procesi mësimor është shtyrë deri të mërkurën, pasi kjo komunë po përballet me pasoja të mëdha nga moti i keq, përfshirë dëmtime në objektet shkollore dhe infrastrukturën rrugore.
https://klankosova.tv/drenasi-merr-vendim-mesimi-pezullohet-deri-me-14-janar/Ndërkohë, Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat do të fillojë më 19 janar 2026.