Lajmet e fundit

Fatura për shpenzim të rrymës në veri. Foto: REL[/caption]
Sipas kësaj kontrate, faturimi i energjisë elektrike të konsumuar “llogaritet sipas modelit tarifor të dakorduar”, pra do të ketë tarifa të larta dhe të ulëta.
Sapo qytetarët të paguajnë faturën fikse prej 21.60 eurosh, “Elektrosever” do të konsiderojë se kontrata për furnizim me të është lidhur.
Në fillim të këtij viti, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur regjistrimi i energjisë elektrike të shpenzuar, duke theksuar se rryma do të paguhej njësoj si në pjesën tjetër të shtetit.
Në fillim të dhjetorit të vitit 2023, Bashkimi Evropian kishte njoftuar se kompania serbe, Elektrosever, kishte nënshkruar kontratë komerciale për energji me Kompaninë kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS).
Më 21 qershor të po atij viti, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Por, as marrëveshja e as udhërrëfyesi nuk gjetën zbatim. Marrëveshja e nënshkruar në kuadër të dialogut synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Qytetarët e këtyre komunave që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.