Një numër i fermerëve tashmë kanë mbërritur te Ministria e Bujqësisë, ku do të protestohet në shenjë pakënaqësie për ndalimin e grumbullimit të qumështit.
Ata tashmë me mjete motorike traktorë e cisterna ia kanë mësyer zyrave të MBPZHR-së.
Kjo protestë u paralajmërua qysh ditën e djeshme derisa këtë ngjarje nga afër po e përcjell edhe Klan Kosova.
Protesta tashmë ka filluar, derisa rrugës fermerët i binin vazhdimisht borisë./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.