Ka filluar të mbahet performanca artistike e këngëtarit të mirënjohur Shkelzen Jetishit nëpër disa lagje të qytetit të Gjakovës.
Kjo paraqitje artistike zhvillohet me qëllim që t’i relaksojë qytetarët e Gjakovës dhe më gjerë në një kohë pandemie, njofton Klan Kosova.
Performanca ka filluar në orën 13:30 në rrugën "Bardhyl Çaushi", për të vazhduar përmes rrugës "Nënë Tereza", pastaj tek banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga "Anton Çetta" si dhe tek banesat në rrugën "Bujar Roka".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.