19.10.2023 · përditësuar para 1008 dite1 min lexim
A jeni gati? Numërimi mbrapsht ka filluar, veç 24 orë na ndajnë që nga nisja e spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Nesër mbrëma, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen banorët e rinj.
Mbrëmja e ardhshme, e para e tipit ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë vëmendjen pa asnjë dyshim.
Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.
Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.
Haradinaj e Mane, pritet t’i japin akoma më shumë gjallëri netëve ‘Prime’, me komentet e tyre jo rrallë herë pikante, si dhe me transparencën që i karakterizon që të dy si personazhe publike.
Për të mos zbuluar më shumë detaje, tanimë e dini – nesër duke filluar nga ora 21:00, bëhuni gati për një show maratonik me përplot befasi. Ku tjetër pos në KlanKosova dhe ArtMotion.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LN
SHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.