Ka nisur përballja në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për “Dardanët”, në parakualifikueset e për Botërorin e vitit 2027.
Basketbollistët tanë që deri tani kanë fituar dy e humbur tri duele, formula e vetme për të shpresuar në kalimin e kësaj faze, mbetet fitorja në duelin e sotëm.
Përballja po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.
“Helvetikët”, në anën tjetër e kanë siguruar kalimin në ndeshjet kualifikuese, pasi në pesë ballafaqime, kanë po aq fitore.
Loja po transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan Kosova dhe kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.