Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohen disa pika.
Takimin është duke e drejtuar nënkryetari i parlamentit, Ardian Gola, transmeton Klankosova.tv.
Në të pritet të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.
Më poshtë rendi i ditës:
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.