Lajmet e fundit

Kryetari i Federatës së Peshkimit, Milaim Vitia, ka thënë se ka inspektur të gjitha liqenet që i përfshin regjioni i Kosovës.
Ai u shpreh se asnjë njeri nuk ka bërë kontroll atje ku peshkojnë rreth 250 peshkatar pa leje peshkimi, transmeton klankosova.tv.
''Si kryetar i federatës kam bërë një kërkesë e kam lut Policinë e Kosovës, zotri Veton Elshanin, komandantin e policisë ku e falënderoj aq shumë që na ka dhënë ndihmë për me shtri ligjin e peshkimit në liqenin e Ujmanit''.
''Prej lufte e deri më sot është hera e parë që Federata e Peshkatarve kryen një kontroll rutinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës''.
Ai poashtu shtoi në Info Magazine, se nga serbët janë pritur shumë mirë, madje thotë se pati pajtueshmëri për disa çështje.
''Jemi dakordu për me u pajisë me leje të peshkimit, vet ata e kanë shprehur gadishmërinë që na me i ndihmu për me i konfisku rrjetat që vinë mga Serbia''.