Lajmet e fundit

Shoqata e Stomatologjisë Pediatrike dhe Preventive të Kosovës, ka hapur të premten konferencën e saj të parë që ka të bëjë me përkujdesjen e dhëmbëve tek fëmijët.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i kësaj shoqate, Agim Begzati, u shpreh se një prej sëmundjeve më të shpeshta tek fëmijët është kariesi.
Ai u shpreh se ministria i kushton shumë pak vëmendje preventivës së sëmundjeve të dhëmbëve, për shkak se sipas tij kjo gjë nuk mund të realizohet brenda 24 orëve.
Begzati, tha se Ministria e Shëndetësisë duhet t'i kushtojë vemendje më të mëdha preventivës së sëmundjeve të dhëmëve, sidomos tek fëmijët.
Përndyshe konferenca shkencore do të vazhdojë edhe nesër, ku do të ketë të ftuar edhe specialistë nga rajoni.
E pranishme në hapjen e kësaj konference ishte edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.