Lajmet e fundit

Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha.
Ky i fundit ka pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm dhe, sipas tij, nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as në zhdukjen e trupit të Prengës.
Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar që të merret parasysh edhe vendimi i Gjykatës së Lartë, që prishi dënimin me burg përjetë për të.
Sipas euronews.al, gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhen edhe dëshmitarë, të cilët kryesisht janë lidhje të afërta të Altin Hajrit.
Ky i fundit ka edhe një masë tjetër sigurie për dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.
Gjykata i ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg”, pasi dyshohet se bisedonte në aplikacionin Sky ECC për favorizime në procese gjyqësore apo dekonspirimin e operacioneve policore.