Ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Sot në bankën e të akuzuarve u ulën ish-bashkëshorti Naim Murseli dhe tre të akuzuarit e tjerë, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.
Ata sot do të japin deklaratat e tyre rreth pranimit ose jo të fajësisë.
Interesimi për ta ndjekur këtë ngjarje është tejet e madhe, ngase një pjesë e mediave kanë mbetur jashtë seancës.
Një ekip i Klan Kosovës po e përcjellë nga afër gjykimin rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademajt./ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/pamjet-nga-momenti-kur-naim-murseli-nen-masa-te-rrepta-te-sigurise-sillet-para-gjykates-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.