Ka nisur Forumi Ekonomik mes shtetit të Turqisë dhe atij të Kosovës.
Vetëm disa minuta më parë u mbajt takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq kjo ditë, shënon ditën e katërt të vizitës zyrtare të Kurtit me delegacionin kosovar në Turqi.
Po ashtu, Kurti zhvilloi takime me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, e edhe me kryediplomatin turk, Hakan Fidan.
Ndër të tjera, ai pati takim të gjatë, edhe me diasporën shqiptare.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.