Disa grafite kreative do të bëhen në murin përcjellës të rrugës B në Prishtinë.
Ajo hapësirë që deri tash pa leje ishte mbuluar me reklama, do të mbulohet me vepra arti që do të realizohen nga 60 artistë botëror, të cilët janë pjesë e festivalit të grafiteve, “Meeting of Style” që po mbahet në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
Ky festival u përkrah edhe nga Komuna e Prishtinës.
Drejtori i Kulturës në kryeqytet, Besart Vllahinja, tha se Prishtina do të ketë këtë vit shumë aktivitete të ngjashme.
Kronikë nga Artiana Matoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=il7mNRjVMz4&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.