Duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjte, kryeqyteti do të jetë nikoqir i shumë artistëve më famë botërore.
Kjo pasi me ta do të nis dhe edicioni i nëntë i ''Pri-Film Fest'', për të cilin festival tashmë gjithçka është gati, transmeton Klan Kosova.
Këtë ngjarje kulturore në vend, to ta sjell edhe më afër tek ju Klan Kosova, me transmetimin e saj të përnatshëm të drejtpërdrejtë.
Hapja zyrtare e ''Pri Film Fest'' do të bëhet me shfaqjen premier të filmit të njohur ndërkombëtar ''Unwanted'' (T'padashtun) nga regjisori Edon Rizvanolli.
https://www.youtube.com/watch?v=dgCSHmN4xtk
Pikërishit në hapjen e edicionit të nëntë të këtij festivali ku do të bëhet në Teatrin Kombëtar dhe në sheshin ''Nëna Terezë'', në mesin e befasive të shumta do të jetë dhe mysafiri special, regjisori Paul Heggis.
Heggis njihet për bagazhin e tij të gjerë kulturo-artistik njëherit dhe fitues i çmimeve Oscar, transmeton Klan Kosova.
Intervistat e shumta të artistëve ndërkombëtar do të mund t'i ndiqni drejpërdrejt në transmetimin e ''Pri Film Fest'' në Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.